Moti i keq/ ARRSH thirrje drejtuesve të mjeteve: Reduktoni shpejtësinë, pajisuni me zinxhirë dhe goma dimërore!
Dritare.net
Ndërsa temperaturat e ulëta kanë pushtuar vendin tonë prej disa ditësh. Përveç juglindjes së vendit reshje bore ka patur mbrëmjen e djeshme edhe në zonën e Llogarasë, në Damës-Memaliaj si dhe në zonën Hani i Hotit Tamarë, ndërsa deri tani nuk raportohet për probleme me qarkullimin e mjeteve.
Sipas ARRSH kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat. ARRSH bën thirrje për drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje si dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore
“Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në Llogara, në Damës-Memaliaj dhe Hani i Hotit Tamarë pa sjellë probleme me qarkullimin. Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat, pasi temperaturat kanë qenë nën 0°C.
Drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore” thuhet në njoftimin e ARRSH./Xh.Xh/dritare.net