
Temperaturat mbi 40 gradë, ja disa nga këshillat e mjekëve që duhet t'i ndiqni!
Dritare.net

Vendi po përballet me temperatura të larta, mbi 40 gradë. Ministrja e Shëndetësisë ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të shmangin ekspozimin në diell gjatë 11:00 am - 18:00 pm, si dhe të ndjekin rekomandimin e mjekëve.
“Në këto ditë te nxehta e me temperatura të larta, të cilat ndikojnë në shëndet në disa mënyra, është shumë e rëndësishme të ndjekim rekomandimet dhe këshillat e mjekëve.
Evitoni ekspozimin në diell gjatë orëve 11:00 am-18:00 pm për të gjitha grup-moshat, me kujdes të veçantë për foshnjat, fëmijët dhe të moshuarit;
Përdorni veshje të lehta dhe me ngjyra të hapura si në shtëpi ashtu edhe jashtë saj;
Mbani gjithmonë një shishe me ujë gjatë daljeve nga shtëpia, si dhe kapele dhe syze për mbrojtje nga dielli;
Rregulloni temperaturat e ambienteve ku qëndroni në një diferencë prej 6 gradë C me ambientin e jashtëm;
Freskohuni herë pas here me ujë të freskët;
Konsumoni sa më shumë ujë për të mos u dehidruar;
Ruani regjimin e medikamenteve sipas udhëzimeve të mjekut;
Konsultohuni me mjekun e familjes për çdo problematikë gjatë kësaj periudhe;
Kontaktoni 127 Shërbimin e Urgjencës Kombëtare për t’ju ardhur në ndihmë në çdo moment.
Dielli është miku ynë, por kujdesi ndaj valëve të të nxehtit është tejet i rëndësishëm”, thuhet në njoftim./M.K-dritare.net

















