
Temperaturat mbi 41 gradë celsius/ Njihuni me parashikimin e motit për sot!
Dritare.net
Moti në Dritare.net mundësohet nga MeteoAlb
Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Deri ne oret e mesdites vendi yne do te jete ne mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranesirave te pakta ne zonat malore. POR pritet qe oret vijuese ti bejne vranesirat te dukshme ne te gjithe vendin duke krijuar mundesi per reshje te pakta dhe te izoluara kryesisht ne Veri te Shqiperisë. Temperaturat e ajrit do te rriten ne mengjes dhe ne mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 41°C. Era do te fryje mesatarisht me shpejtesi 50 km/h nga drejtimi Jugor Jugperendimor duke krijuar ne det dallgëzim mbi 4 balle.
Kosova
Pjesa e pare e dites do te jete me kthjellime dhe vranesira te pakta. POR ne pjesen e dyte parashikohet qe vranesirat te shtohen ne Republiken e Kosoves duke krijuar mundesi per rrebeshe afatshkurtra dhe te izoluara. Temperaturat e ajërit do te rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C mëngjesi deri në 39°C mesdita. Era do të fryjë me shpejtësi 45 – 50 km/h nga drejtimi Perendimor - Jugperendimor.
Maqedonia e Veriut
MV MBETET ne MBIZOTERIMIN e kushteve te qendrueshme atmosferike, te cilat do sjellin alternime kthjellimesh dhe vranesirash, ku me te dukshme vranesirat do te jene ne oret e mesdites dhe pasdites , duke krijuar mundesi per ndonje rrebesh te karakterit lokal.
Rajoni dhe Europa
Veriu dhe Lindja e kontinentit do te jene ne dominimin e vranesirave te cilat do te gjenerojne reshje te shoqeruara me stuhi afatshkurtra ere. Gjithashtu me mot te paqendrueshem paraqitet Europa Qendrore dhe Pjesa me e madhe e Rajonit te Ballkanit. Ndersa Brigjet e Egjeut dhe Gadishulli Iberik do te jene ne nen ndikimin e motit te kthjellet./K.C/dritare.net

















