Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tirana Gate 2021/ Irena Toçi: Punuam 6 vjet për këtë festival, shkëmbim përvojash me autorët ndërkombëtarë!

Tirana Gate 2021/ Irena Toçi: Punuam 6 vjet për këtë

Një javë më parë, kryeqyteti mirëpriti për herë të pare festivalin “Tirana Gate 2021. Një takim i lexuesve me autorët, përkthyesit dhe kritikët letrarë. Festivali është një projekt i realizuar nga Instituti i Librit dhe i Promocionit në kuadër të një projektit rajonal READ (Rrjeti Rajonal për Dialog Ndërkulturor) i mbështetur nga Bashkimi Europian.

E ftuar në “Mëngjesi në Dritare”,drejtoresha e festivalit Irena Toçi, tha se janë dashur 6 vjet për ta realizuar festivalin, teksa shtoi se të ftuar ishin autorë nga disa vende evropiane.

"Për të realizuar këtë festival u deshën plot 6 vite, sepse këtë vit e organizuam në përmasa shumë herë më të mëdha, gati ndërkombëtar duke qenë se ishin të ftuar autorë nga Britania , Greqia , Austria , Serbia, Turqia dhe Shqipëria sigurisht.

Perveç eksperiencës që mund të merrte çdo individ për të parë festivalin aty , kishte biseda ku u bisedua për identitein tonë evropian , për kufijtë realë dhe jorealë mes kulturave të ndryshme, për rëndesinë që ka përkthimi dhe krijimi i një brezi të rinj përkthyesish.

U fol se ç'do të thotë të jesh shkrimtar i qendrës dhe ç'do të thotë të jesh shkrimtar i periferisë.

"Creative Europe" është një prej projekteve që financon BE-ja dhe ne e patëm si mbështetje , ajo mbështet shkrimtarët e të gjithë Evropës për t'u përkthyer në gjuhët evropiane./M.M-dritare.net