Tiranë/Bien nga lartësia, ndërrojnë jetë dy persona!
E Diel 19 Shtator 2021, 15:03
Dritare.net
Dy persona kanë rënë nga lartësia dhe si pasojë kanë humbur jetën pasditen e sotme në Tiranë. Një 65-vjeçar është hedhur nga lartësia e shtëpisë së tij, duke humbur jetën. Sipas familjarëve, i ndjeri kurohej nga depresioni. Dhjetë minuta më vonë, në orën 14.10 , në rrugën "Muhamed Gjollesha", një 77-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga lartësia e shtëpisë së tij./M.M-dritare.net