
Tiranë/ Me 44 vota pro, Krenar Alimehmeti zgjidhet kreu i Shoqatës së Futbollit!
E Hënë 24 Janar 2022, 17:05
Dritare.net
Kreu i Shoqatës së Futbollit Tirana është zgjedhur Krenar Alimehmeti. FSHF ka bërë me dije se Alimehmeti është votuar me 44 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim. Kandidati tjetër Eduard Prodani u tërhoq nga gara bashkë me mbështetësit e tij dhe akuzoi Armand Dukën se ka shtuar si votues 20 persona anonim. /Xh.Xh/dritare.net

















