Turisti italian me pushime në Dhërmi: Në Shqipëri, më mirë se në Itali
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjete sociale një video të një turisti italian që këtë vit ka zgjedhur Dhërmiun për të pushuar. Italiani tregon se si po u shkojnë pushimet në Shqipëri.
Ai thotë se në Shqipëri, është shumë më mirë se në Itali për të bërë pushime.
"Si është në Shqipëri? Shih ku jam vëlla, jam në Dhërmi prej tre ditësh. Është një mrekulli. Njerëzit janë të shoqërueshëm, italianët trajtohen shumë mirë, thuajse të gjithë flasin italisht dhe kursen para.
Dje hëngra jashtë në Dhërmi në një restorant shumë të bukur pranë detit, 9 persona hëngrëm peshk e krudo e paguam 300 euro, duke pirë dhe dy shishe spumante. Ç’të të them! Njerëzit janë shumë të sjellshëm, mund të ecësh qetësisht me orën 30 mijë euro në dorë, me 3 milionë lekë dhe askush nuk të thotë gjë. Makinën e lë hapur.
Na respektojnë, na duan, na çmojnë. Vendi është i mahnitshëm, deti fantastik, që të bën mos ta kesh zili fare detin e Sardenjës. Ka plot vende për jetë nate, plot lokale e vende të bukura. Mund të qarkullosh i sigurt sikur të ishe në Itali, madje edhe më mirë se në Itali.", thotë turisti italian./K.C/dritare.net
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.