
U përplas nga Benzi, 30-vjeçarja humb njërën këmbë!
E Enjte 10 Qershor 2021, 21:09
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një kalimtare 30-vjeçare. Sipas informacioneve të fundit, 30 vjeçarja që është përplasur nga "Benzi" ndërsa ishte duke ecur në trotuar, ka humbur njërën këmbë. Ajo ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës ku i është nënshtruar një operacioni./dritare.net

















