Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U rrëzua në banjë, si është gjendja e Sophia Loren!

U rrëzua në banjë, si është gjendja e Sophia Loren!

Aktorja Sophia Loren, i është nënshtruar një operacioni urgjent pasi u rrëzua në banjën e shtëpisë së saj, në Zvicër. 89-vjeçarja pësoi disa thyerje të rënda, në pjesë të ndryshme të këmbës.

Një zëdhënës i tha Reuters se operacioni "shkoi mirë dhe tani ajo duhet të pushojë dhe gjithçka do të shkojë mirë".

Loren ka pasur një karrierë të gjatë, pasi lindi në varfëri në Napoli. Ajo u bë një yll i Hollivudit, duke fituar një Oscar në vitin 1962 për filmin e Vittorio de Sica-s La Ciociara (Dy Gra) për përdhunimin e një nëne gjatë luftës.

Ajo fitore ishte novatore; ishte hera e parë që një aktor apo aktore kishte fituar një çmim Oscar për një rol jo në gjuhën angleze.

Ajo gjithashtu luajti përballë të mëdhenjve të Hollivudit duke përfshirë Marlon Brando, Frank Sinatra dhe Cary Grant.

Në vitin 1990, Loren fitoi gjithashtu një çmim nderi në Oscars./L.F-dritare.net