Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Varhelyi mbështet “Open Balkan”: Të 6 vendet duhet t’i kthehen tregut të përbashkët rajonal

Varhelyi mbështet “Open Balkan”: Të 6 vendet duhet

Për Komisionerin evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen pjesë e Ballkanit të Hapur. Teksa ka prezantuar paketën e zgjerimit dhe progress-raportin eKomisionit Europian, ai tha se këto vende duhet t’i kthehen tregut të përbashkët rajonal duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin.

Ndërkohë Varhelyi bëri përgjegjëse Bashkimin Europian për mosliberalizimin e vizave me Kosoven duke thënë se duhet t’i bindim vendet anëtare për të marrë këtë vendim.

“U bëj thirrje 6 vendeve të Ballkanit ti kthehen tregut të përbashkët rajonar dhe bashkëpunimit. Duam që të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Ballknit të Hapur”

“Avancimi i shpejtë sa i përket liberalizimit të vizave me Kosovën ne kemi bërë propozimet tona por vendet anëtare të BE-së nuk po marrin një vendim. Ne po ndalojmë veten tonë për të ecur përpara. Ne mund t’i marrim këto vendime. Duhet të bindim vendet anëtare që të liberalizojnë vizat.”- tha ai.

Varhelyi shprehu garancinë se konferenca ndërqeveritare për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të ndodhë deri në fund të viti. Sipas tij përpjekjet e bëra deri tani nuk kanë patur sukses.

Ndërkohë lidhur me konfliktin Kosovë-Serbi komisioneri shikon si zgjidhje bërjen pjesë e Ballkanit të Hapur./Dritare.net