Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Veliaj me ish-kreun e PD në Baldushk: Deri dje na ndante partia, sot na bashkon puna për të ndihmuar njerëzit

Veliaj me ish-kreun e PD në Baldushk: Deri dje na ndante partia, sot na

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë vizitës në 3 familje që hynë sot në shtëpitë e reja pas tërmetit, ndeshi edhe ish-kreun e PD-së në Baldushk, Ilmi Allmuçën, për të cilin tha se sot i bën bashkë vullneti për të punuar dhe ndihmuar më nevojtarët, ndryshe nga ata që mendojnë vetëm për të shtuar pasurinë e tyre.

“Deri dje, ai me PD-në, unë me PS-në. Ai në Baldushk, unë në Tiranë. Por, vjen koha ku ti thua, përtej partive është puna. Ajo që na ka bashkuar sot me dikë që më përpara kemi pasur diskutime e debate, është zelli për punë. Sot njerëzit thonë do t’ia jap votën atij që punon, që mban fjalën, që i çon gjërat deri në fund, që i jep drejtim sfidave dhe jo atij që shan, që vë stërkëmbsha dhe mundohet ta shohë politikën si mjet për të vënë gjoba dhe shtuar pasurinë e vet. Një nga arsyet pse unë jam sot shok i ngushtë me Ilmi Allmuçën është pikërisht sepse besojmë te politika për njerëzit, dhe jo te politika për një familje të vogël,” tha kryebashkiaku Veliaj.

Veliaj tha se PD-ja është sot e rrënuar moralisht, pasi i vetmi interes që ata kanë është vila e pestë e Lulit.

“Në këtë fazë, ata janë të rrënuar moralisht. Dhe kur ti s’ke as moral, do të thotë që po shkon gjithnjë e më poshtë. Por, ne kemi halle të tjera, të ndihmojmë njerëzit dhe të vrapojmë për shtëpitë e tjera! Vila e tyre e pestë...? Flasim një herë tjetër!”, u shpreh Veliaj./dritare.netVeliaj me ish-kreun e PD në Baldushk: Deri dje na ndante partia, sot na