Vëllai i Liridonës takon nipërit. Zbulon kërkesën e tyre pas vdekjes së nënës!
E Martë 5 Mars 2024, 16:04
Dritare.net
Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi ka ndarë në rrjetet sociale foton krah fëmijëve të motrës së tij. Krahas fotove, Leonard Ademaj shprehet se fëmijët e Liridonës i kanë shprehur kërkesën për të vizituar varrin e nënës së tyre, pasi prej muajsh ndodhen në Suedi nën kujdesin profesional.
“Sot i takova nipat Dionin dhe Diarin, fëmijët e Liridonës tonë, pas disa muajsh dhe pas një ngjarje tragjike që do t'i përcjellë tërë jetën. U përqafuam gjatë. Ata e patën vetëm një kërkesë: a mundemi me ardhë në Kosovë me dërgua lule te varri i nënës?
Falënderojmë shërbimet sociale në Suedi për kujdesin profesional”, shkruan ai./M.K-dritare.net