Video/ Aventurierët hapësinorë kthehen në tokë pas tre ditësh udhëtim
Dritare.net
Katër aventurierët e parë hapësinorë të misionit Insperation4 u ulën mbrëmë në Oqeanin Atlantik në brigjet e Floridës, pasi kaluan tre ditë në hapësirë në anijen Creë Dragon të SpaceX. Ata përfunduan me sukses misionin e parë orbital të historisë pa astronautë profesionistë në bord. Katër parashuta të mëdha ngadalësuan zbritjen e kapsulës. Pasagjerët do të transportohen me helikopter në Qendrën Hapësinore Kennedy, nga ku anija u nis me një raketë Falcon 9, më 15 shtator.
“Kozmosi është i arritshëm edhe për ekuipazhet që nuk janë përzgjedhur dhe trajnuar prej vitesh”, ky ishte qëllimi i këtij misioni. Katër fillestarët, miliarderi Jared Isaacman dhe tre amerikanë të tjerë, kaluan tre ditë në orbitën e Tokës, duke udhëtuar përtej Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), deri në 590 kilometra lartësi. Me rreth 28,000 kilometra në orë, ata kanë udhëtuar nëpër botë më shumë se 15 herë në ditë./L.F-dritare.net