Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vizita e Zelensky-t në Tiranë, zbardhet programi!

Vizita e Zelensky-t në Tiranë, zbardhet programi!

Tirana do të mirëpresë sonte një tjetër samit të rëndësishëm, Ukrainë-Evropa Juglindore. Mbërritja e presidentit Zelensky në vendin tonë pritet mbrëmjen e sotme. Ndërkohë është zbardhur agjenda e ditës së nesërme.

Agjenda!

09.00 – Presidenti Zelenskyy do të mikpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri.

Mediat do të kenë akses në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Këshillit të Ministrave.

09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.

9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.

Pamjet dhe fotot e takimeve do të shpërndahen për median në kanalet zyrtare të komunikimit dhe platformat e tjera sociale.

10.10 – Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës

Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale

11.00 – ​​Doorstep dhe mbërritja e liderëve ( Pallati i Kongreseve)

Akses të gjithë mediat, përpara Pallatit të Kongreseve

11.30-Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.

Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale

13:00 – Foto Familjare

Të gjitha mediat

13.30 – ​​Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp./K.C/dritare.net