Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vokshi për Dritare Tv: Tirana do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve!

Vokshi për Dritare Tv: Tirana do të jetë surpriza e këtyre

Albana Vokshi, kandidate për deputete e Partisë Demokratike, e ftuar në edicionin e lajmeve në Dritare Tv u shpreh mbi fushatën zgjedhore dhe ndau qëndrimin e saj për situatën politike në vend.



Jam ndjerë e vlerësuar që jam e 4-ta në listën e kandidatëve të Partisë Demokratike, por kjo më shton vetëm përgjegjësin pasi nuk ka asgjë të lehtë. Ndryshe nga ajo që Edi Rama ka bërë për 8 vite duke e keqpërdorur figurën e gruas ministre apo deputete, por nuk u përkthyen ndonjëherë në politika sociale në mbështetje të grave të tjera. PD i ka gratë në fokus të saj, si pjesë e ekipeve dhe hartuese të programit të barazisë gjinore. Integrimi i grave do të jetë i plotë në të gjithë sektorët. Opozita sjell frymën e ndryshimit, pasi po bëjmë fushatë me një program të mirëfilltë me hapa konkrete. Ashtu si po dëgjohen sot qytetarët, ashtu do të ndikojnë edhe nesër në udhëheqje dhe qeverisje. Çdo qytetar kërkon ndryshimin, fitorja e partisë demokratike është e sigurt, por sa thellë do të fitohet mbetet me pikëpyetje. Në të gjitha zonat punohet njësoj, ne me alternativa kurse ata në paligjshmëri, duke bërë krim elektoral. Tirana do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve, por ne do të fitojmë gjysmat e mandateve. Shumë qytetar janë të paqartë dhe fokusi duhet të jetë shpjegimi i listës. Për mua personalisht nuk ka rëndësi numri në fletë, pasi kjo fushatë nuk është personale.”,- u shpreh Vokshi./dritare.net