Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vrasja e efektivit/ Kurti: Nga sot asgjë nuk është më njësoj, Kosova zotohet për drejtësi!

Vrasja e efektivit/ Kurti: Nga sot asgjë nuk është më

Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij në nder për policin e vrarë, Afrim Bunjaku tha se në Kosovë asgjë nuk mund të jetë më njësoj nga dje.

Kurti tha se sulmi nga Serbia nxori faktet para bashkësisë ndërkombëtare të vërtetën me të cilin jeton rajoni sot, ku shtoi se Kosova zotohet për drejtësi.

“Nga dje asgjë më nuk mund të jetë njësoj. Faktet dolën sheshazi para syve tanë, para bashkësisë ndërkombëtare, para secilit që ka kurajë dhe vullnet për ta parë të vërtetën e rajonit në të cilin jetojmë.

Sot përballë e pranë portretit të Afrim Bunjakut dhe përballë veprës së tij heroike përkulemi me nderime dhe respekt, si dhe zotohemi për drejtësi dhe kujdes”, tha ai./M.K-dritare.net