
Vrasja e ish-drejtorit të OST-së në Rrëshen, mbyllen hetimet e prokurorisë!
Dritare.net

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet në lidhje me vrasjen e Saimir Jakut, ish-drejtorit të OST-së në Rrëshen më 2016-tën.
Mësohet se dosja e 40-vjeçarit, Dorjan Keqi i arrestuar një vit më parë si bashkëpunëtor në krim ka kaluar për gjykim.
Keqi akuzohet për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit”.
Vrasja e ish-drejtorit të OST-së ka ndodhur në një lokal, pak metra larg komisariatit ku viktima kishte shkuar të pinte kafe. Autorët e maskuar kanë qenë dy persona të armatosur, ku njëri prej tyre ka dalë nga automjeti tip Benz dhe ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të Jakut. Ky i fundit ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga plumbat të cilët i kanë përshkuar disa pjesë të trupit./M.K-dritare.net

















