Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zhupa: Vlora është kthyer në një zonë të nxehtë sepse rrezikon vetë kryeministri!

Zhupa: Vlora është kthyer në një zonë të

Ina Zhupa kandidate e Partisë Demokratike, ishte e ftuar në edicionin e lajmeve në Dritare Tv, ku foli për mesazhet e fundit që ka ndaj qytetarëve dhe shpresën te fitorja e partisë së saj.

Klima e ndryshimit ndihet, fryma për ndryshim ndihet në të gjithë qytetet dhe fshatrat. Ajo që duhet t’u themi njerëzve është se duhet të votojnë në 25 prill për të votuar dhe për të sjellë ndryshimin. Vlora është kthyer në një zonë të nxehtë sepse kandidon vetë kryeministri dhe rrezikon numrin e tij, numrin 8. Kësaj radhe shifrat nuk janë për të qenë bastion i së majtës. Janë bërë presione me ndihmën ekonomike, për të ushtruar presion te votuesi. Përplasje mes kandidatëve nuk ka patur, përballë kam ministren Anila Denaj, e cila ka marrë shumë refuzime nga qytetarët. Kjo qetësi e qytetarëve është thyer pasi e dinë gjendjen ekonomike që kjo qeveri e çoi vendin. Kemi bërë një marshim për të treguar se nuk ka drita në një vend që kërkohet vota nga qytetari. Kjo është bërë pa shkelur masat e kovid, duke respektuar orën dhe në ambiente të jashtme. Nga ana tjetër kemi festat e kandidatëve të rilindjes në vende të mbyllura.”, - u shpreh Zhupa./dritare.net