
Zjarr në hyrje të qytetit të Lezhës, flakët rrezikojnë një fabrikë këpucësh!
E Shtunë 23 Shtator 2023, 17:05
Dritare.net
Një zjarr ka rënë në anë të rrugës kryesore në hyrje të qytetit të Lezhës.
Flakët kanë përfshirë bimësinë në anë të rrugës, duke u përhapur me shpejtesi dhe vënë në rrezik dhe një fabrikë këpucësh që ndodhet aty pranë. Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit./dritare.net

















