Na ndiqni edhe në

Opinione

Arben Malaj: Çfarë do të ndryshojë zbulimi i naftës në Shpirag!

Arben Malaj: Çfarë do të ndryshojë zbulimi i naftës

Nga Arben Malaj

Shpiragu eshte nje mundesi e art por mbetet vetem mundesi deri sa Shell te bej deklaraten zyrtare.

Garancia me mire mund te vij nga Shell, nje kompani globale me teknologji moderne dhe burime financiare investuese.

Modeli i Shell eshte modeli me i mire per koncensionet dhe partneritetet publike private sepse Shell ka garancite teknologjike dhe financiare.

Duhet te bllokohen nje here e mire nga fondet, projektet, koncensionet dhe ppp - kompanite guacka dhe hibride pa pervoje teknologjike dhe garanci financiare,

Perfitimet nga fitimi i kompanise Shell nuk do te jene te menjehershme, por afat mesme dhe afat gjata.

Perfitimet nga Shell nuk duhet te synohen vetem nga te ardhurat financiare te kesaj rezerve potenciale, por edhe nga opsioni qe Shell te ndertoj rafineri nafte dhe te ndertoj sistem shitje me pakice ne Shqiperi dhe ne rajonin tone.

Fondet sovrane te te ardhurave nga pasurite natyrore veprojne ne shume vende por jo te gjitha jane te sukseshme.

Fondi sovran i Norvegjise eshte nje model suksese. Kuadri ligjore eshte lehtesisht i ndertueshem, por prej Fondit sovran te Norvegjise dobiprurese mund te jete nje kontrate menaxhimi 3- 5 vite.

Ne strukturat menaxhuese te Fondit tone te Sovran duhet te angazhohen shqiptare te talentusr dhe certifikuara qe punojne sot ne Wall Street dhe bankat e fondet e investime.

Ndersa ne stukturat drejtuese te ketoj fondi mund te angazhohen personalitete shqiptare dhe te huaj

Angazhimi i experteve shqiptare brenda dhe jashte Shqiperise eshte nje investim afat mesem dhe afatgjate per te krijuar kapitalin tone ne menazhimin dhe drejtimin e kompanive dhe fondeve publike.

Asnje vend nuk mund te kete produktivitet ne rritje dhe zhvillim konkurues pa investuar ne kapitalin e tij te experteve duke u fokusuar qe ne piknisje ne fushat prioritare./dritare.net