
Dua Lipa pyetet për një partner shqiptar, gazetarja: Ka mjaft vajza që janë kompletuar nga abuzues!
Dritare.net
Pasi mori pasaportën shqiptare, këngëtarja Dua Lipa në një konferencë për mediat është pyetur edhe nëse tashmë do të marrë një të dashur shqiptar. Këtë pyetje ajo e ka kaluar me shumë buzëqeshje duke thënë se “nuk e di”.
Në lidhje me këtë lajm që u shpërnda në gjerësisht edhe në rrjetet sociale ka reaguar gazetarja nga Kosova, Saranda Ramaj, e cila përmes një postimi në Twitter shkruan se një yll botëror si Dua Lipa, pyetet ende si në Shqipëri edhe në Kosovë nëse ka nevojë për një parter shqiptare për t'u kompletuar.
“Pra në Shqipëri (e edhe në Kosovë) e pyesin edhe një yll botëror si Dua Lipën a të duhet një partner shqiptar që me të kompletu *Shumë viktima të dhunës në familje në këto 2 shtete ndoshta mund të ishin të zonjat në shumë fusha, por janë “kompletuar” me burra abuzues shqiptarë”, shkruan Ramaj në postimin e saj./Xh.Xh/dritare.net
Pra në Shqipëri (e edhe në Kosovë) e pyesin edhe një yll botëror si Dua Lipën a të duhet një partner shqiptar që me të kompletu
— Saranda Ramaj (@saranda_ramaj) November 28, 2022
*Shumë viktima të dhunës në familje në këto 2 shtete ndoshta mund të ishin të zonjat në shumë fusha, por janë ‘kompletuar’ me burra abuzues shqiptarë

















