Na ndiqni edhe në

Opinione

E di o ma!

E di o ma!

Nga Neda Balluku

E di o ma!

E di o ma, qe kur ti ishe si une, askush nuk te ngrohu shpinen nga i ftohti. Askush nuk i mori duart e tu per t'i bashkuar me te vetet, dhe prane gojes t'i afronte per t'i ngrohur me fryme. E di o ma qe shpina jote rritej me kercenimet se pas cdo fjale te thene do te behej me e bute se barku dhe se duart e tua ishin mjet pune. Keshtu sic jane te miat sot o ma!

E di o ma qe askush nuk t'i fshiu lotet kur mbase lopa qe mjele te gjuajti me shkelm. E di qe floket t'u dhane vertete ne dore sepse me shkelmin qe te vrau ty, derdhi qumeshtin e familjes. E di qe te kane dhene buke te numeruar kothere me kothere me qindarkat e fituara nga ai qumesht.

E di o ma qe ty te dinin vetem emrin dhe nuk kuptoj si nuk u trete ne vete kur ajo qe te beri koken s'donte te dinte asgje nga ty. A kishe endrra ti o ma! A doje te rriteshe!

E di o ma qe kurre askush s'te pyeti nese ishe dashuruar me bariun shokun tend. Me kthjelltesine e qiellit apo aromen e luledeleve ne kullote. E di e di qe askush nuk te pyeti e as leje s'te mori kur te puthi e kur ne mish te hyri. Vec baba yt vazhdo i tha.

E di o ma qe s'munde kurre me thene jo. Kurre nuk the ndalo. Por une c'faj kam o ma!

Perse o ma vuajtjen qe nuk u bere dot njeri i dashur e i deshiruar e derdh tek une?! A mos valle po me sprovon nese kam fuqine qe s'kishe ti?! A mos valle urren qe linda me vujt si ti?! A po mundohesh o ma te behesh Zot i fatit tend duke u bere Zot i fatit tim?!

E di o ma, por ndal! Ndal o ma! Mos o ma! Mos. O ma!

Me puth o ma! Me perqafo! Jam e vogla jote dhe jam gati te jesh edhe ti e vogla ime. Te rritemi bashke. Te sherohemi bashke. Te dashurojme bashke kthjelltesine e qiellit dhe aromen e luledeles ne lendine.

Mbase keshtu o ma, nje dite une do te jem vertete luledelja jote, e ti bariu im./Marrë nga Instagrami i autores

E di o ma!

E di o ma!