Na ndiqni edhe në

Opinione

Çfarë përfiton Rama në këmbim të favoreve që po i bën Berishës me mandatin dhe vulën?

Çfarë përfiton Rama në këmbim të favoreve

Nga Kreshnik Spahiu

Brenda 24 orëve Rama dhe Berisha kanë zyrtarizuar dy pazare politike:

- zyrtarisht Sali Berishës nuk do i hiqet mandati deputetit pavarësisht mungesës 6 mujore në parlament.

- zyrtarisht PS-PD konsoliduan qëndrimin se Komisioni parlamentar Xhafa do jetë kundër reformës në drejtësi dhe kundër SPAK

Të dyja pazaret Rama-Berisha ndodhën:

- në valën e të nxehtit 40 gradë kur njerëzit janë në plazhe dhe nuk ndjekin politik

- në kulmin e kampionatit Evropian kur njerëzit shohin futboll dhe jo politikë.

- në valën e disa skandaleve, kur SPAK-u po u bën rreshtore të dy palëve.

- dy javë përpara se të mbërrijë ambasadori i ri amerikan David Kostelançik.

Pse Rama po mban një standard ndryshe nga Arben Ahmetaj që iu hoq mandatin pasi nuk shkoi në parlament 6 muaj?

Po pse kjo zbythje e Edi Ramës në luftën kundër non-gratave?

Sepse ata në thelb nuk kanë qenë kurrë kundër njëri-tjetrit. Marrëveshja e tyre e 2008-ës me ndryshimet Kushtetuese dhe sistemin elektoral vazhdon.

Ajo u rinovua 2 muaj më parë dhe pika kryesore ishte Amnistia penale e njëri-tjetrit.

Çdo pikë e marrëveshjes synon, arritjen e qëllimit që drejtësia e re të mos i prek.

Marrëveshja Rama-Berisha garanton “paprekshmërinë”.

Rama po i jep çdo gjë Berishës: Vulën, partinë, mandatin, buxhetin, logon, bllokimin me komision të SPAK etj.

Pyetja 1 milion është: Çfarë përfiton Rama në këmbim të favoreve që po i bën Berishës?

Fatura politike do të jetë e lartë.

Berisha duhet hesht pas zgjedhjeve dhe të pranojë humbjen duke qetësuar turmat se do fitojnë pas 10 vjetësh kur të bëhet 94 vjeç.

Berisha duhet mbajë peng opozitën pa parti të reja dhe ta mbajë aty në opozitë deri sa të vdes.

Berisha duhet t’ia lërë partinë vajzës sepse Rama ka interes të vazhdoj ndeshjen e shitur me kundërshtar non-grata nga amerikanët.

Me pak fjalë Rama sapo fitoi zgjedhjet në tavolinë. Votimi në prill do jetë formal se rezultati dihet. Kjo ndeshje politike është e trukuar.

Rama e ka blerë portierin e ekipit kundërshtar.

Por ndryshe nga blerja me lekë e futbollistëve, ai e bleu Berishën me klering, fare lirë sepse e kapi peng me dosjet e tij.

Okazion i gjësë gjallë, me ulje çmimi sezonal.

Loja vazhdon….

Populli voton, Rama-Berisha numëron./dritare.net