Na ndiqni edhe në

Opinione

Kur profesori braktis auditorin, po nxënësi çfarë do mendojë!

Kur profesori braktis auditorin, po nxënësi çfarë do

Nga Lira Gjika


Kur profesori braktis auditorin, pra detyrën, po nxënësi çfarë do të kuptojë e mendojë ? Me siguri, që puna nuk ja vlen. Shkollën nuk e bëjnë muret, por mësuesit me pedagogjinë dhe sistemin e vlerave që ata demostrojnë dhe përfaqësojnë.
Motrat Qiriazi kur hapen shkollën e” vashave”, e filluan me një nxënëse dhe ato e zhvilluan mësimin sikur klasa të ishte plot me nxënës. Këto zonja të nderuara, çdo ditë zhvillonin mësimin me seriozitetin më të madh, pa numuruar se sa nxënës kishte në klasë. Nuk shikonin që ishte vetëm një nxënëse, por zhvillonin mësimin me përgjegjsi të plotë. Ishte serioziteti dhe përgjegjsia e tyre si profesioniste dhe të rritur, që kishin marrë përsipër të edukonin dhe mësoni shpirtin e bukur të çdo “vashe” që vinte në shkollën e tyre. Një “vashë” e filloi shkollën, dhe ato, i dhanë mësim me seriozitetin më të madh. Tashmë historia dihet që, në fund të vitit shkollor, klasa ishte plot me nxënëse sa nuk kishte dhe vënd. Një mësues që hyn në klasë dhe gjen vetëm disa nxënës dhe nuk e zhvillon mësimin nuk është mësues, por më e pakta një dembel dhe natyrisht i paaftë për mësues.

I shkruajta këto rrjeshta, pasi kam lexuar në rrjete sociale dhe në komente televizive se nxënësit dhe studentët nuk kanë interes për shkollën. Kjo nuk është e vërtetë. Janë mësuesit dhe petagogët që nuk dinë të tërheqin nxënësit dhe studentët drejt dijes. Është detyra e tyre të gjejnë mënyrën që të zhvillojnë interesin për dijen te nxënësit dhe studentët, duke nxitur kuriozitetin dhe vënien e mëndjes në punë. Kur ja dolën motrat Qiriazi me shoqe, në ato kohë të errta, të hapin shkollë dhe tu shkojnë nxënës, po sot në kohë moderrne si ka mundësi të mos vijnë? Kërkojeni te vetja zotërinj profesorë dhe jo të përgojoni nxënës e student, për paaftësinë tuaj.