
Një thrill historik nga pena brilante e Mero Bazes!
Dritare.net
Nga Kreshnik Spahiu
Mbrëmë pata fatin të përfundoja së lexuari i pari 800 faqe të shkruara nga pena brilante e Mero Bazes.
Fakte të pathëna dhe përjetime të disa dekadave luftë dhe gjakderdhje të historisë së lavdishme dhe tragjike të Kosovës.
Një thrill historik që ndërthur të pathënat dhe dritëhijet e ngjarjeve më të rëndësishme që shkruan fatin e shtetit 2 shqiptar Kosovës.
Një optikë ndryshe e autorit për rrethanat e shpalljes pavarsisë, ngrities flamurit, Lidhjes 2 të Prizrenit, Koferencës Bujanit, Federatës Jugosllave, shpalljes autonomisë Kosovë, lëvizjes studentore, demostratave për Republikë, lëvizjeve Titiste, grevës minatorve, Krijimit LDK, zgjedhjeve të para në Kosovën, lëvizjes gandiste, qeverisë në emigracion të Kosovës, lobimit ndërkombëtar, rolit të SHBA deri tek Bombardimet.
Përjetimet personale të Mero Bazes dhe përshkrimi plot ngjyra dhe emocione të konferencës Dejtonit, Koferencës Rambujese, fillimi bombardimeve të Natos, kampet e shqiptarëve të dëbuar dhe bisedat me legjendën Rugova, janë realizuar në një pasqyrë të jashtzakonshme dhe profesionale si kurrë më parë.
Lexuesit do kenë mundësinë të njihen për herë të parë me fakte ballafaquese të një realiteti të panjohur deri më sot për dy themeluesit e Republikës së Parë, Ibrahim Rugovës dhe Bujar Bukoshit.
Autori zbulon të pathënat e debateve dhe konfliktit Rugova-Berisha dhe arsyet pse Presidenti i Kosovës nuk komunikoi më pas prej disa vitesh me Berishën deri në vdekje.
Historia e FARK dhe UÇK, tentativat për bashkim dhe intrigat për përçarje.
Heronjtë dhe tradhtarët, dëshmorët dhe atentatorët, financuesit dhe trafikantët, sakrificat dhe mashtrimet, vrasjet e policve serbe apo spiunve shqiptarë si dhe një sërë eleminimesh brenda llojit trajtohen me egërsinë publicistike që pulicisti Mero Baze e ka në stilin e tij.
Dualizmi i Qeverisë Bukoshi me Presidencën Rugova, rivaliteti mes FARK dhe UÇK janë rivalizuar prej vitesh dhe të vërtetat janë nxjerr në shesh.
Pas 800 faqesh fakte do kuptoni se përpjekjet e Rugovës për të bindur SHBA dhe NATO që të futen në luftë kundër Serbisë, ishin po aq të rëndësishme sa përpjekejet e UÇK për të armatosur popullsinë për çlirim nga Serbia.
Në libër do të gjeni përshkrimin me detaje sesi Ibrahim Rugova u mor peng nga policia serbe dhe u dërgua në Beograd dhe faktet se kush mundësoi dhe negocioi lirimin e tij.
Së bashku me Mero Bazen kam pasur fatin ta takoj disa herë Ibrahim Rugovën në Prishtinë dhe këtë javë u zhyta në nostaligjinë dhe mallin për legjendën, i cili u nda nga kjo botë pa e përjetuar njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës. Ibrahim Rugova iku por emri i tij ngeli në panteonin e herojnve të kombit.
Unë sot nuk kisha mundësi tja dërgoja këtë mesazh Gandit shqiptar se ai nuk jeton më, por mesazhin e parë për librin ja dërgova kryeministrit të parë të Republikës Kosovës Bujar Bukoshi dhe mesazhin e dytë po ja u dërgoj ju miq të mi……
Mos e humbisni pa lexuar të vërtetën e madhe të pasqyruar në këtë thriller historik.
Komplimente Mero Baze/dritare.net

















