Na ndiqni edhe në

Opinione

Paqartësia e mesazheve të PD me mungesat në zgjedhje

Paqartësia e mesazheve të PD me mungesat në zgjedhje

Nga Mero Baze

Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë tani dy udhëheqës formal të opozitës, të ndarë në dy parti. Është e qartë që Sali Berisha po përpiqet të marr me çdo kusht primatin mbi opozitën për ta pasur fushën bosh, ndërsa Lulzim Basha po përpiqet të mbaj pas vetes pjesën antiberishë të opozitës . Deri këtu gjithçka duket e qartë.
Ajo që është e paqartë, ka të bëj me sjelljen e këtyre grupimeve ndaj njëri tjetrit.
Sali Berisha ka një sjellje shumë të qartë. Ai e konsideron Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike zyrtare, një armike të opozitës së tij me të cilën nuk ka ndërmend as të bëj koalicion, as marrëveshje dhe as të bashkëpunojë në asnjë formë.
E thotë këtë me shumë qartësi, për ti deinkurajuar çdo përpjekje të PD zyrtare por dhe njerëzve të tij që herë pa shere i kërkojnë të bashkëpunojnë, sidomos para zgjedhjeve.
Atij i duhet opozita bosh fusha e opozitës dhe për këtë nuk bën asnjë tolerim, ndaj kujtdo që do ti përzihet nëpër këmb.
Përkundër tij, PD zyrtare e ka të paqartë qëndrimin ndaj Berishës. Ajo e sulmon atë, e konsideron fatkeqësi për opozitën, e konsideron të inkriminuar madje dhe bashkëpunëtorë të Edi Ramës, por kur vjen puna tek zgjedhjet ajo ja lë atij fushën bosh.
E bëri këtë në mënyrë të pashpjegueshme më 14 Maj dhe nuk e bëri se nuk kishte kandidat apo mbështetës. Kishte madje me shumicë. Por e bëri me një arsyetim gati më shumë se idiot, që duke mos kandiduar, nuk do kuptoheshin sa vota kishin dhe do ti kërkonin pastaj llogari Berishës pse humbi.
Berisha humbi, i fajësoi ata për humbjen dhe vazhdoi punën e tij, ndërsa Lulzim Basha tani mbledh 120 këshilltarë gjithsejtë në gjithë Shqipërinë në një sallë , frytë i fushës bosh që i la Sali Berishës më 14 Maj.
E njëjta situatë duket se po përsëritet dhe në zgjedhjet e pjesshme të Kuksit. Berisha bëri primaret e veta, duke përjashtuar çdo shans bashkëpunimi me PD zyrtare, ndërsa kandidati i mundshëm i PD zyrtare nxori emrin dhe e tërhoqi pasi “i mungoi mbështetja e Berishës”.
Tani PD zyrtare duhet ta ndaj mendjen që nuk ka punë me Sali Berishën. Ai as i mbështet, as i duhen, as do tia dijë se ç’punë bëjnë ata. Ai thjesht i ka klasifikuar si armiq.
PD zyrtare nëse do të mbetet ende parti, duhet të hyjë në gara elektorale, të marrë vota dhe fus partinë ën një gjimnastikë demokratike, të përfshirjes në zgjedhje.
Deri para zgjedhjeve të 14 Majit, PD kishte privilegjin e shumicës komisionerëve. Me atë që bëri më 14 Maj, duke ja lënë fushën bosh Berishës, e ka humbur atë shumicë dhe ja ka lënë Berishës dhe Metës. Nëse vazhdon kështu do ta humbas dhe atë komisionerë dhe mund tia marrë ndonjë parti e tret e opozitës.
Ideja që PD të përfaqësoj shumicën e heshtur të opozitës kundër Berishës pa hyrë në garë, është ide joelektorale. Shumcia e heshtur opozitare kundër Berishës duhet të përfaqësohet në beteja elektorale, jo në debate politike. Ata nuk kanë nevojë për një kishë ku të falen, por për një parti ku të votojnë dhe të bëhen faktor politik në Shqipëri.
Është e vërtet që Edi Rama e mund Berishën dhe Metën edhe nëse nuk kandidon PD. E tregoi dhe gara e Rrogozhinës të njëjtin fenomen, pasi shumica e heshtur antiberishë nuk shkon ta votoj Berishën.
Por kjo shumicë nuk është me Edi Ramën. Ajo ka nevojë të përfaqësohet. Duke e e lënë rrugëve, ajo në fakt kthehet në një lloj pasurie për Edi Ramën, i cili njësoj fiton si të mos përfaqësohet kjo shumicë, si të përfaqësohet nga PD. Por PD, nëse vazhdon tu shmanget garave, do të bëhet e padobishme për të gjithë, edhe për antiberishistët, edhe për opozitën madje dhe për vet Lulzim Bashën./tema.net