
Nga Mero Baze
Të gjithë po pyesin Lulzim Bashën se çfarë do të bëj me Sali Berishën. E pyesim ne gazetarët me shkrime, e pyesin tinëz shumë demokratë pasi nuk duan të marrin pozicion, e shantazhojnë mbështetës të Berishës, e sulmon portal I djalit të Berishës, e sulmojnë mbështetës të Berishës në PD etj.
Por është një njeri që duket se nuk ka guxim ta pyes direkt dhe të përballet me këtë dilemë. Nuk është vetëm Lulzim Basha ai që hesht, që as nuk e mbron e as nuk e lëshon. Është dhe vet Sali Berisha.
Fakti që ai vë gjithë mbështetësit e vet ta sulmojnë Bashën, përfshi dhe portalin e djalit ë tij ta pyes përditë, duket qartë se ai ka një drojë të përballet I pari me Bashën.
Nuk është tamam frikë, por është pak më shumë. Është drojë nga poshtërimi që mund ti ndodh, nëse e nis luftën I pari.
Lulzim Basha është mjeshtër për të mos bërë asgjë dhe në këtë rast për të mos nisur luftën I pari. Ai mendon dhe pret se dikush do ta shpëtoj nga ky hall deri në Shtator. Sali Berisha duket që po plas ta pastroj këtë punë para Shtatorit, por ka frik ta bëj vet.
Nuk la njeri pa ja turrur Lulzim Bashës në shpinë, që ai të flas dhe pastaj ai të marr situatën në dorë.
Por Lulzim Basha nuk po tundohet.
Nuk është hera e parë që Berisha në fakt sillet si qenie e frikësuar nga Basha se mos turpërohet. E ka bërë këtë dhe më 2017 kur Basha bëri Marrëveshjen me Ramën dhe ky për të mos u dukur që nuk ishte përfillur mbështeste Marrëveshjen duke e ngritur në qiell dhe vetëm kur hubi zgjedhjet filloi ta quante gabim. Përpara zgjedhjeve të vitit 2021, e hoqi këtë dilemë dhe e vetcaktoi veten deputetë pa folur Basha.
Tani nuk po ia del të marr fjalën e Bashës. Pas deklaratave të qarta të SHBA që ai nuk duhet të jetë në parlament, dhe heshtjes aprovuese të Bashës, ai po sulmon SHBA por jo Bashën. Në fakt ai problemin e ka me Bashën se SHBA ka kriteret e veta. Fakti që Basha nuk flet, nuk e mbron por as e sulmon, e ka demitizuar Berishën, duke e lënë fatin e tij në dorë të komentuesve të portalit të djalit apo ndonjë deputeti të PD të mërzitur me Bashën që kërkon të marr hak ndaj tij duke mbrojt Berishën. Të gjitha këto kuptohen qart, por ajo që nuk kuptohet është pse Berisha nuk përballet vet me Bashën. Të gjithë e dimë që ai e fiton këtë betejë, por ajo që e tremb më shumë është pikërisht kjo. Ai shpreson ta fitoj betejën me SHBA duke pas dhe Bashën me vete, gjë që nuk ka asnjë shans të ndodh. Frika e tij real është se Basha nuk ka ndërmend të humbas bashkë me të. Por as të filloj luftën I pari. Është një luftë që humbet ai që sulmon I pari dhe duket që Berisha është I frikësuar ta bëj këtë./gazetatema

















