Na ndiqni edhe në

Opinione

Pse Gazmend Bardhi e meriton të jetë lider I Foltores?

Pse Gazmend Bardhi e meriton të jetë lider I Foltores?

Nga Mero Baze
Ka vetëm një objektiv I cili mund të rezultojë I suksesshëm në rastin e Gazmend Bardhit, pasi bashkoi deputetët e mërzitur nga Basha, me deputetët që janë mërzitur më herët nga Basha. Dhe ky objektiv është shmangia e Sali Berishës nga kreu I Foltores.
Duke u bashkuar me deputetët e pakët të Berishës, Gazmend Bardhi praktikisht është lideri më I pranuar tek grupimi I Berishës. Ndryshe nga Berisha që mezi bën dhjet deputetë ai ka mundur ta çoj në 43 numrin e deputetëve që kanë pranuar të ulen më të në një tavolinë.
Në këtë rast nëse flasim me logjikën e Berishës që numrat vendosin, atëherë ai duhet ti hapi rrugën Gazmend Bardhit për kryetar partie.
Logjika e numrave është e tillë që provon se Gazmend Bardhi është më shumë figurë bashkuese brenda grupit të Berishës se sa vet Berisha.
Dhe logjika ta do që ai të marr drejtimin e partisë së tij.
Por këtë në radhë të parë duhet ta kërkoj vet dhe të bëj betejë për këtë. Nëse Berisha tërhiqet dhe e pranon këtë logjikë atëherë mund të themi se operacioni I tij është I suksesshëm dhe aleatët perëndimorë, atë që nuk e arritën dot me Bashën mund ta arrijnë me Bardhin.
Në rast se ai nuk e kërkon këtë, por i ka çuar deputetët në vathën e Berishës atëherë jo vetëm që nuk kemi asnjë ngjarje, por kemi një lartësim të grupit të Bashës, I cili së paku ka ruajtur konsistencën e vet që nga 9 Shtatori 2021, duke I qëndruar besnik idesë se me Sali Berishën nuk kanë punë dhe se do të mbeten një parti e orientuat nga Perëndimi dhe jo nga të perënduarit./tema.net