Na ndiqni edhe në

Opinione

Pse nuk po rritet e djathta!

Pse nuk po rritet e djathta!

Nga Edvin Kulluri

Megjithëse shumica e amerikanëve nuk duan rikandidimin e Presidentit Biden në 2024, “vala e kuqe” nuk po ndodh! Barazimi në senat tregon se Republikanët nuk po arrijnë dot të fitojnë qartë zgjedhjet përveçse në Kongres!

Donald Trump nuk po kapërcen dot veten (43% mbështetje në sondazhe) ç’ka po hap debatin për ngritjen e figurave të tjera dhe të reja mes republikanëve në primaret për President të SHBA! Dhe më i mundshmi duket Ron Desantis, një konservator i vendosur dhe i suksesshëm gjatë drejtimit të Floridës si guvernator!

Rreziku që Trump të mos mundë dot kandidatin demokrat mbas 2 vitesh po vjen në rritje pas rezultatit të zgjedhjeve të ndërmjetme! Dhe e gjitha ndodh pas inflacionit të lartë, pasigurisë së kufijve dhe rendit publik të goditur keq në qytetet e mëdha! Ja pra, kjo është demokracia amerikane, garë dhe debat real! Po në Shqipëri çfarë ndodh?

Vazhdojnë e konkurojnë për pushtetin politikanë që vetëm bien në sondazhe vetëm pse nuk ka garë dhe debat real, por vetëm britma!

Koha për shkundje! SHBA janë “shkolla” më e mirë politike për çdo demokraci!/dritare.net