Na ndiqni edhe në

Opinione

Socialistët duhet të konfirmojnë qëndrimet e SHBA për Berishën

Socialistët duhet të konfirmojnë qëndrimet e SHBA për

Nga Mero Baze


Sali Berisha po bën përpjekje madhore të kap SHBA dhe shumicën në pushtet në një pozicion “mat” kur ata të jenë të detyruar ti japin dorën.
Manovra e tij e fundit me Gazmend Bardhin, përpjekja për it marr grupin parlamentar PD zyrtare dhe për të detyruar shumicën të ulen me të për Reformën zgjedhore është objektivi i parë.
Gjatë kësaj rruge, gazmend Bardhi u përpoq ta normalizonte raportin e Berishës me SHBA, duke u hequr sikur ishte konsultuar me SHBA për gjithë këtë operacion.
Amerikanët e sqaruan të parin pozicionin e tyre. Në një deklaratë zyrtare, ambasada theksoi se “nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri dhe nxisim të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla.”
Shkurt dhe qartë i tha Sali Berishës se nuk do ketë kurrë bashkëpunim me të dhe gjithë atyre që kanë shkuar si dele në vathën e tij, të mendohen mirë.
Kjo është ajo që bën gjithmonë një insitucion që mbështetet mbi parime dhe jo mbi truke politike.
Tani e ka radhën të shprehet shumica në pushtet.
Prej kur Berisha ka filluar manovrat me ‘diversantët” e Gazmend Bardhit, shumica, disa me vetëdije e disa pa vetëdije, në fakt po bëjnë lojën e Berishës. Kryetarja e Kuvendit, shtyn shqyrtimin, kryetari i Grupit parlamentar e injoron si problem, kryeministri është në SHBA në ngjarjen më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, dhe befas Partia Socialiste shfaqet në opinion si një parti teknicienësh, që nuk mendojnë më politikisht, por sillen me një ”non grata” si me një fenomen normal.
Disa duket qartë që e bëjnë qëllimisht. Ka një dashuri të fsheht brenda radhëve të PS nga disa figura jo aq pa rëndësi për Sali Berishën, duke vënë veten në pozicionin e tij pas disa kohësh. Kjo është e qartë.
Por Partia Socialiste nuk është parti e njerëzve në hall . Së paku kështu ka deklaruar Edi Rama. Ka thënë që secili duhet ti zgjidh vet hallet e tij.
Partia Socialiste duhet ta bëj të qart qëndrimin politik kundër bashkëpunimit me Sali Berishën. Me atë nuk duhet të zgjedh dhe të bëj asnjë reformë. As Avokatin e Popullit as ndonje institucion tjeter. Reformën zgjedhore jo e jo.
Por mbi të gjitha ajo duhet të marr qëndrim politik, ashtu si ambasada e SHBA për linjën e bashkëpunimit me Berishën.
Lindita Nikolli, Bledi Çuçi, Blendi Klosi dhe kushdo tjetër që janë persona kyç në vendimmarrjen politike, nuk kanë pse bëjnë llogarit e Gazmend Bardhit apo Berishës. Ata duhet të konfirmojnë se e kanë të ndaluar bashkëpunimin me të. Kjo nuk ka rëndësi për Berishën se ai i mbytur është. Kjo ka rëndësi për ata dhe vet Partinë Socialiste.
Ashtu si ambasada e SHBA e bëri të qartë se i i qëndron vendimit për mos bashkëpunim me ”non grata” dhe ata që bashkëpunojnë, ashtu dhe socialistët duhet ta konfirmojnë këtë. Dhe konfirmimi fillon duke ndërprerë bashkëpunimin me Gazmend Bardhin dhe diversantët e tjerë të Berishës që i ka lëshuar rrugëve që ti nxjerrin në prit qeverinë dhe SHBA.
SHBA ja tregoi vendin. Socialistët me sa duket nuk dinë se ku kanë vendin e tyre./tema.net