Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Tërmet Peci i kthen përgjigje Belind Këlliçit

Tërmet Peci i kthen përgjigje Belind Këlliçit

I dashur Belind

Po të them i dashur se më kanë thënë që andej nga Tirana kështu e përdorni për edukatë, dhe mua më duhet të ngjaj pak si tiranas tani. D.m.th të të ngjaj ty. Megjithëse të them të drejtën me zor e them, se nga anët tona kështu i themi vetëm dashnoreve. Po ça të bëjmë vëlla, do mësohemi.

Më thanë që ishe tallur dhe kishe thënë që do më bëjë Rama ministër Financash. Më avash Belind se je buzëqumësht akoma. Mbase je mësuar aty në Tiranë të talleni e pastaj të thoni se nuk është personale. E mirë vëlla, ki kujdes se unë e marr personale. Nuk para i njohim këto zakonet e kasabasë ne kurveleshasit. Popull i egër hesapi.

Por që ta heq këtë merakun e ministrit, po të ma japë komandanti e bëj që i….. Nejse.

Tani të shpjegojë nja dy gjëra vëllai që mos të rrëshqasësh prapë. Unë që thua ti Belo i kam bërë të 99-tat. Vetëm një gjë nuk e kanë bërë me mua, të tallin trapin siç e tall Berisha me të vetët. Emri im është emri i luftës së një burri që nuk e trembi Berisha as kur ishte 90 vjeç, kurse ti je kulish i rrahur. Ndaj kemi ndryshime epokale, a si i thoni ju.

Së dyti, mos më ngatërro me policët që i shan në mitingje. Ata kanë frikë se po të kthejnë fjalë, i gjen belaja me këto OJF e ambasada. Kurse unë erdha në Tiranë, por shpirtin e kam në male. Aty linda e aty do vdes. Janë vende të egra ato ku ca si ty nuk shtyjnë dot javën.

Dhe e fundit, që mos zgjatem, lëre me kaq. Unë nuk jam mësuar të futem në poturet e Saliut të bëhem deputet. Po të hanë brirët, e vëmë një bast bashkë, të përballemi për kryetar bashkie. Jo në Tepelenë, se aty të rrah me rojën e bashkisë, por në Tiranë dhe do ta shohësh po nuk të zbardha.

Belo, mirë u takofshim në Kuvend!/dritare.net