
Vëllezër dhe motra demokratë,
Pas dy vjet përpjekjesh dhe lufta e jonë e pandërprerë, gjykatat e komanduara nga Edi Rama ia dhanë vulën Berishës.
Sakrificat e mia dhe tuajat nuk ia dolën që të marrim vulën. Tre podkaste bëra unë në katër muaj, gjashtë herë shkova në Holandë, por punës tonë heroike nuk i doli rezultati.
Më duhet të bëj autokritikë pasi ca kohë u mora edhe me Ukrainën dhe siç e shikoni edhe aty punët po shkojnë mut. Lëri të tjerat por këta evropianët nuk më lanë që të ndaj paratë e rusëve.
Por që të kthehemi në hallet tona, na del problemi që të gjejmë një emër për partinë e re që do krijojmë. Unë në fillim mendova që ta quajmë Partia e Idealeve të Dhjetorit, por sigla e germave të para i del pak keq. Le që e ka marrë një portal që bën meme. E meqë ra fjala tek memet, le të bëjë Rama tani meme me Berishën po ia mbajti.
Gjithsesi vriteni mendjen për ndonjë sigël edhe ju, se nuk do t’i bëj unë të gjitha punët.
Unë ju falënderoj juve për të gjitha përpjekjet tuaja. Tani le të fillojmë pushimet dhe shihemi nga tetori që të mbledhim pak veten, se helbete, jemi lodhur.
Siç edhe kemi thënë gjithmonë, beteja tani fillon. D.m.th në tetor. Kjo është e sigurt siç 7x7 bëjnë 42.
Juaji me besë!
Bashaaaaaa./dritare.net

















