
Berisha i shkruan Liam Neeson për filmin “Taken”!
Dritare.net
I dashur Liam
Unë që po ju shkruaj, jam një djalosh 80 vjeçar, i burgosur politik i regjimit diktatorial të Edvin Ramës. Edvini është udhëheqësi i një vendi që quhet Shqipëri dhe ku Tropoja është krahinë e Shqipërisë dhe jo Shqipëria pjesë e Tropojës.
Tropoja ka marrë famë pasi unë kam lindur aty dhe kam qenë president dhe kryeministër i Shqipërisë, dhe i dhashë shumë famë Tropojës saqë njerëzit kujtojnë të kundërtën.
Ti ke bërë një film që quhet “Taken” dhe ku nxjerr që ca tropojanë të kanë rrëmbyer vajzën. Ka dy gabime tek filmi yt. Së pari ti kujton se gjithë tropojanët janë si unë që të qepen si mizë kali. Po jo or zotëri, kjo është dhuntia ime personale.
Së dyti, del që në film ti fiton kundra nesh. E ke gabim or zotëri, se po ta kishe me tropojanët edhe mbase kishe fituar, por me ca si unë do ta kishe vështirë. Ne kemi vrarë priftin e fshatit për një fjalë goje, jo pastaj ty që na paske vra gjysmën e fisit dhe unë që kam vrarë katër veta për qejf në bulevard, do të lija gjallë. Ore nuk e kishe kapur pensionin po të them. Ose do rrije me kokën pas.
Mora vesh që nuk do luash më filma pas vitit 2025. E ke gabim or zotëri. Po si mund të tërhiqesh nga puna në moshën 75 vjeçare or zotëri?! Je akoma në lule të moshës. Më shiko mua, jam 80 vjeç dhe dua të bëhem prapë kryeministër i Shqipërisë. Dal çdo natë në penxhere dhe mbaj fjalime, dhe të jeni të sigurtë që kështu do vazhdoj derisa shqiptarët të thonë “bëjeni edhe njëherë kryeministër sa na çau trapin”.
Po ka strategji njeriu or zotëri, do t’ju lejë ndonjë lek edhe kalamajve, se me këto çmime që kanë shkuar kacafiu dhe me inflacionin në qiell, nuk kanë sy milionat, duhen miliarda.
Mesa di unë ti e ke lënë tek “Taken 4”. Të lutem mendohu dhe hajde të bëjmë bashkë ato “Taken”-at 5, 6, 7, …..30, 31, e të tjerë.
Me respekt sb./dritare.net

















