Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Berisha sqaron shifrat e rritjes së mosbindjes civile!

Berisha sqaron shifrat e rritjes së mosbindjes civile!

Berisha është entuziast për përmasat që ka marrë mosbindja civile. Në bisedën e fundit me Metën ai shfaqi disa të reja:

Berisha: Ilir si je? Jemi duke ecur shumë mirë me mosbindjen civile. Pavarësisht represionit të Edvinit populli është me ne.

Meta: Sikur nuk duket ashtu doktor nga dy mitingjet e fundit.

Berisha: E ke gabim Ilir. E ke parë që gjithë dyqanet kanë të shkruar në xhama “Sale” “Sale”. A do më tepër se kaq? Më kanë thënë që në çdo cep të Shqipërisë po shkruajmë këtë parullë.

Meta: Kjo është për uljet që bëjnë në prag festash doktor.

Berisha: E ke gabim Ilir. Ky popull nuk ka bukë të hajë. Mos bjer viktimë e propagandës së Ramës se ai kështu do që të duket. Ajo është shenjë e përkrahjes së popullit. E ke parë që shumica shkruajmë “Sale 50%”? Duhet të kapim “Sale 100%” patjetër, atëherë të shohim ku do shkojë Rama.

Më thonë që ka filluar edhe në Itali, Gjermani dhe SHBA kjo fushatë. Gjithandej shikon “Sale 30%”, “Sale 40%”. Tashti ta shikojmë ku do futet ai Blinkeni.

Meta: Pse nuk thua që je mirë doktor?!

Berisha: Jemi shumë mirë Ilir. Është tmerruar Rama. Ka filluar vendos në kabinat elektrike “Kujdes, rrezik vdekjeje”. Do t’ju kujtojë njerëzve që janë kthyer bijtë e etërve dhe nuk vjedh dot korrent. Por nuk ndalen demokratët e vërtetë. Mezi po presin që të vijmë edhe një herë në pushtet.

Meta: Si larg duket doktor!

Berisha: E ke gabim. Vërtet që nuk vijmë dot as me armë e as me votë, por të jesh i bindur që nuk më del shpirti pa e djegur edhe njëherë këtë vend./dritare.net