
Berisha zbulon se çfarë do të bëjë mbrëmjen e 31 Dhjetorit!
Dritare.net
Berisha: Ilir, e pe, po dridhen nga frika?
Meta: Kush jeni ju lutem?
Berisha: Ilir, Saliu jam.
Meta: Nuk njoh Sali unë.
Berisha: Ilir, Sali Berisha jam.
Meta: Më vjen keq. Keni ngatërruar numër.
Berisha: Ilir mos u tremb se këta kanë marrë fund.
Meta: Doktor, të kanë mbyllur në kafaz, dhe aman mos e zgjat se do të fusin brenda.
Berisha: Ilir, e ke gabim, Edi Rama ka marrë fund
Meta: Doktor, t’u bëfsha, se nuk bëhen këto biseda në telefon se hamë edhe ndonjë nen për kërcënim personi zyrtar. Se unë e di që do ti japësh zemër vetes ti por unë nuk jam i përgatitur për burg
Berisha: Ore qenke zemër lepur ti. Më zemër paska Tit Vasili. Ma nxirr pak Titin në celular.
Meta: Titi nuk më përgjigjet mua. Do të më marri partinë. Bën deklarata si lider. Hap sytë edhe ti
Berisha: Mor djalë paske marrë fund!
Meta: Doktor, prit të qetësohet situata se kështu si e kanë zënë këta do na mbesin kalamajtë rrugëve. Unë e vërtetë që kam dhënë një herë dorëheqje për Zenin por burg për ty nuk bëj.
Berisha: Ilir, njerëzit janë të revoltuar nga arresti im me burg
Meta: Eeeeee. Nuk duket ashtu. Se as ata që pinë kafen zakonisht aty nuk kishin dalë. Doktor, ta mbyll pak unë se jam duke bërë gjelin?
Berisha: Çfarë recete ke Ilir? Ma thuaj edhe mua?
Meta: Në fillim e marinojmë. Pastaj e fusim në furrë në 100 gradë ku e lemë për një orë. Pastaj e çojmë në 150 gradë dhe e lemë për një orë e gjysmë dhe në fund në 200 gradë për gjysmë ore.
Berisha: Aaaaaa. Shumë bukur. Do ta provoj ta bëj edhe unë. Do vish për darkë nga unë siç të erdha unë para gjyqit?
Meta: Alo, Alo. Alo. Varja./dritare.net

















