Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Botohet letra me këshilla e Ramës për kryeministrin spanjoll Sançez!

Botohet letra me këshilla e Ramës për kryeministrin spanjoll

I dashur mik!

Mësova se prokuroria juaj ka hapur një çështje për korrupsion të gruas tuaj. Në këtë pikë dua t’ju jap disa këshilla, pasi pavarësisht se jemi vend i vogël, kemi eksperiencë të madhe në përballjen me drejtësinë.

Në fillim ju këshilloj që të dilni me një deklaratë publike ku të theksoni se nuk është faji juaj që gruaja ha kumbulla pa ju thënë juve.

Nëse kjo deklaratë nuk zë vend, keni opsionin e ndarjes. Këtë po e zbaton me sukses një ish-kolegu ynë. Por ky variant është pak më i komplikuar pasi ju duhet të krijoni imazhin e krizës bashkëshortore duke marrë malet, puthur plaka, të bëni paralele apo ushtrime të ngjashme në hekura dhe hera herës të flisni fjalë pa lidhje. D.m.th diçka të ngjashme me Sanço Pançon. Por në asnjë rast, theksoj në asnjë rast ju nuk duhet të jepni dorëheqje.

Nëse prokuroria vazhdon me hetimet dhe kalon në masa arresti, atëherë kemi eksperiencën e një tjetër ish-kolegu i cili çdo natë mban fjalime nga dritarja. Për këtë duhet të keni kujdes të merrni një apartament në katin e dytë pasi ky yni u ngjir duke bërtitur ngaqë e ka në katin e 8-të.

E di që do thoni se nuk ke çfarë thua çdo ditë, por nuk është nevoja të thoni fjalë të mençura pasi ju garantoj që gjithmonë do gjenden 100 budallenj që do ju brohorasin dhe rrinë poshtë shtëpisë. Kur ka kaq në Shqipëri, besoj se në Spanjë nuk është problem.

Ky i penxheres që po ju them, është një tip që ka pasur një rregullore që e quante rregullorja e gardhit të Kryeministrisë dhe po ta kaloje, të vriste. Pastaj akuzonte opozitën pse i ishte afruar. Po deshe ta nis një kopje. Kjo është gjithmonë për rastin kur doni t’i jepni një mësim opozitës. Unë për vete kam mënyrë tjetër, pasi sa herë mblidhen për protestë, bëj nganjë rrugë jashtë.

Ti shiko e bëj, por mos u nxito të bësh ndonjë veprim pa më pyetur mua./dritare.net