Ilir Meta i tregon Berishës si i shkruan statuset nga burgu!
Dritare.net
I dashur doktor!
Ti me të drejtë më pyete sesi i shkruaj unë mesazhet nga burgu, ndërkohë që nuk lejohen telefonat.
Eh doktor, ti i ngatërron me ato burgjet e diktatorit dhe policët, me ata të kohës tënde.
Po jo o doktor, do vish vetë dhe do ta provosh. Këtu ka rregulla të ngjashme me ato tonat, me ca përjashtime të vogla. Të parët, d.m.th meshkujt alfa, janë ata që kanë kryer vrasje. Ata komandojnë. Kështu që kur të vish ti këtu do ta kesh të siguruar vendin e nderit se nuk ke vrarë një por katër, dhe kjo vlerësohet shumë nga çunat. Që tani flasin me respekt për ty. Plak dhe i palosi katër, thonë, imagjino sikur mos të ishte diktatura, sa do kishte vrarë në rininë e vet!
Të dytët janë hajdutët, dhe këta kanë disa nënkategori ku futen ata të buxhetit, d.m.th ca si puna jonë; ata të shtëpive dhe ata të xhepave. Gjithsesi ne bashkëpunojmë me njeri-tjetrin. Dhe nga kjo përfitoj unë. Herë ma jep celularin një xhepist dhe herë ndonjë hajdut shtëpish. Megjithëse ai gardiani nga Vlora sa herë na shikon na thotë që “Mos bëni si bythë e zgjuar ju zyrtarët, se një mut i ndarë përgjysmë jeni”! Nganjëherë këta çunat më thonë që as për vete nuk menduam kur bëmë ligjet, që ta kishim dorën më të lehtë. Kanë të drejtë.
Në kategorinë e tretë futen ata për trafik femrash. Këta i shikojnë të gjithë me përbuzje dhe nuk përzihet njeri me ta.
Në kategorinë e katërt futen ata që janë kot, d.m.th si puna e Salianjit, që ose ia kanë futur shokët ose ia kanë futur vetes. Këta nuk i ka njeri në refene.
Këtu është edhe një nënkategori që nuk po e them, por këta shesin mend dhe thonë që kohët e fundit ndjehen të përfaqësuar nga partia jote.
Jeta nuk është e keqe doktor, dhe nëse do kishte ndonjë tender për të bërë, nuk do shtyhej keq. Ndaj të lutem hidhe si projektligj që tenderat e ushqimit apo të riparimit të burgjeve, t’i bëjmë ne vetë, pasi përndryshe është diktatoriale.
Të përshëndes dhe amanet Tedin. Thuaj mos të dali shumë nëpër Tv se më duket po e gënjen mendja të më marrë partinë./dritare.net