Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Ja debati që bëri Beleri me gazetarët shqiptarë!

Ja debati që bëri Beleri me gazetarët shqiptarë!

-Alo, Fredi Beleri?

-Po unë jam. Por të lutem më thirr Qirje Beleri. Jam elinas una.

-Jemi një grup gazetarësh që na kanë ndaluar në kufi. Mund të ndërhyni ju lutem?

-Ashtu ë? Po pse ju kanë ndaluar? Mos keni gjë armë me vete?

-O Fredi, po ça armësh, se të është bërë mendja armë, vetëm kamera kemi.

-Po ça të bëj unë? Po të kishit armë, ju liroja se i njoh nja dy prokurorë.

-Po në ministrinë e Jashtme, mund të bisedoni?

-Po ça Ministri e Jashtme t’ju them unë. Këta më thonë vetë shqiptar muti, na ke zënë vendin e deputetit. Më ka gjetur belaja. Vij andej, më thoni greku i mutit, vij këndej më thonë shqiptari i mutit. Kush më piet mua këtuna.

-Po sikur të marrim Dulen në telefon?

-Po kush e njeh Dulen këtu. I thoni njëherë Fevziut se ai ka shumi ndikimi. E kanë frikë se flet me Amerikaniqinë. Se këta kanë frikë mos bën ndonjë deklaratë Fevziu dhe i merr lumi pastaj.

-O Fredi, po thuaje ndonjë fjalë të mirë se ne të mbajtëm një vit e gjysmë nëpër ekrane, sikur ishe Mandela.

-Më plasi bitha mua. Vetë keni dashur. E do bëni mirë të më jepni ca lekë nga ato klikimet që keni marrë, morët vesh re allvane./dritare.net