Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Janullatosi i shkruan letër Berishës!

Janullatosi i shkruan letër Berishës!

I dashur biri im dhe dele e humbur e Perëndisë, Sali!

Nga shtypi kam mësuar se kohët e fundit kërkon të futesh në grigjën e besimtarëve dhe se hoxhallarët nuk të kanë pranuar pasi paske shumë mëkate.
E di biri im që i ke bërë të gjitha dhe kur të shkosh në atë botë do të presin me ushta e me zjarr të gjithë ata që ke nisur përpara teje nga kjo botë në atë të përtejmen. I fundit ishte ai gazetari i shkretë, Zamir Dule. Por nuk do mungojnë as ata të ‘97-ës, të Gerdecit apo 21 janarit. Ndaj e kuptoj sikletin tënd që do t'i rregullosh ca punë që në të gjallë që mos heqësh keq në të vdekur.
Më pëlqen që shpëtimin e kërkon te ne, njerëzit e fesë dhe jo te gazetarët, se ata të bëjnë punë në këtë botë, por jo përtej.
Hoxhallarët bënë shumë keq që nuk të pranuan. Nuk do të pranoja as unë, por ti kohët e fundit ke bërë goxha punë në shërbim të Megali Idhesë ndaj nuk kemi si mos ta marrim parasysh. Zoti ynë e do Fredin që ka vrarë sepse ata ishin shqiptarë. Kështu që të do edhe ty që do Fredin. Me ndihmën tënde e kthyem Himarën nga zonë shqiptare në minorancë linguistike. Edhe pak na duhet që ta kthejmë në zonë minoritare.
Është e vërtetë që ke qenë komunist dhe kundër nesh, por njeriu ka kohë të pendohet “tekno mou” dhe këtu qëndron forca e besimit. Madje edhe kur të jesh duke dhënë shpirt, mjafton që t'i thuash një prifti mëkatet e tua dhe je i larë. Ndaj mos u ndalo së bëri shërbime për Megali Idhenë dhe unë do kujdesem që të lë një prift dezhurn te koka jote./dritare.net