Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Komuniteti Mysliman i kthen përgjigje Berishës

Komuniteti Mysliman i kthen përgjigje Berishës

I dashur Sali, alejkum selam!

Na kishe shkruar një letër ku pretendoje se nisur nga numri i daljeve në penxhere, kjo duhej të njihej si meritë për t’u bërë hoxhë madje edhe kryetar i Komitetit Mysliman.

Tani, që ta sqarojmë, daljet e tua në penxhere kane lidhje me Zotin, po aq sa ka lidhje një femër që kur bën seks dhe thërret “O Zot” mund t’i njihet si lutje apo predikim. Ndaj ky argument nuk pi ujë.

Kemi dëgjuar që t’i pi edhe verë. Këtë edhe mund ta falim, por puna është që thuhet se pi edhe bar, ku në kushtet e izolimit nuk ke mundësi të kontrollosh cilësinë. Kjo ka sjellë që shpesh herë bën thirrje për revolucion apo përjeton halucinacione të kur mendon se do bësh qeveri teknike apo që Rama ka ikur. Kjo nuk është brenda rregullave tona, pasi ne nuk merremi me politikë, por se po fillove kështu, do na luash mendsh besimtarët.

Ne nuk besojmë në përbetimet e tua të sinqerta se ke qenë besimtar. Së pari sepse gjithë shokët i ke nga ata që kanë prishur kisha e xhami ose që kanë qenë spiunë të sigurimit që kanë futur në burg hoxhallarë dhe priftërinj. Por puna është që dyshojmë se ti e ke pas aq me qejf punën e prishjes së kishave dhe xhamive saqë edhe anëtar i Partisë Komuniste u bëre në vitin 1967 atëherë kur filloi prishja e tyre.

Nëse mendon se ke aftësi të largosh xhindet, të prishësh syrin e lig apo të interpretosh Kuranin, kjo është punë “njeriu të mirë” apo punë plakash, si i kanë pas thënë dikur. Moshën e ke, kështu që mund t’i futesh këtij zanati.

Gjithsesi nuk duam të dekurajojmë. Thuaj të ta blejnë një kambanë dhe mëso t’i biesh, se mbase të pranojnë dhjak ortodoksët, meqë ke miqësi edhe me Fred Belerin tani dhe ky i thotë një fjalë të mirë Janullatosit.

Paqja qoftë me ty!/dritare.net