
Letra sekrete e Berishës për demokratët para protestës!
Dritare.net
Të nderur demokrate dhe demokratë të tërbuar!
Sot fillon sulmi ynë mbi pushtetin e korruptuar të Edi Ramës. Sot është dita kur ne edhe njëherë si në vitin ‘91 do përmbysim diktaturën e bijve. Këta të pafytyrë më kanë ngjitur në katin e tetë dhe nuk më lënë të zbres. Kujtojnë se kështu do ndalojnë vendosmërinë tuej për të më lirue mue. Ta harrojnë!
Ata kanë mbyllur në burg edhe pishtarin e sigurimit, d.m.th të demokracisë, në burg. Por harrojnë se sa më të burgosur të jemi aq më të fortë bëhemi. Këtë e tregojnë faktet: Unë kam filluar dhe po bëj përmbledhjen e fjalimeve që kam mbajtur nga penxherja me titull “Ligjërimet e bilbilit në kafaz 2023-2024”, të cilat do t’i hedhim në CD të shoqëruara me këngë të tipit “Oj Serbi murin ta prisha/Se më thojn Sali Berisha”.
Kurse aleati im, nën shembullin e të burgosurve të diktaturës, po shkruan në letra cigaresh librin “Se pas vjeshtës vjen pranvera/ ku do futeni o derra”, i cili përmban thënie të urta të tipit “Malet tona më të larta/prrojet tona s’janë të thata”, ose “Ujërat tona më të thella/Kodrat tona më të gjelbërta” të cilat përmbledhin mençurinë e popullit tonë ndër shekuj nën shembullin e këngëtarit popullor Hasan Zyko Kamber Qemania.
Unë ju siguroj jue se shembulli ynë po frymëzon organizatat marksiste leniniste në mbarë botën.
Nesër do bëjmë analizën e protestës dhe parashtrojmë objektivat për të ardhmen.
Jueji sb./dritare.net

















