Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Me kë komunikoi Berisha menjëherë pasi u lirua!

Me kë komunikoi Berisha menjëherë pasi u lirua!

Berisha: Ilir, u rikthyem fuqishëm. Tani Tirana është e jona. Trampi pa u fut në zyrë i tha gjykatësve shqiptarë që “O me ma lirue Berishën, ose kam me e kall krejt Ballkanin”.

Meta: Thuaj edhe një fjalë për mua doktor se nuk shtyhet këtu.

Berisha: I ka tremb edhe mitingu Ilir.

Meta: Më treguan këta xhepistat nga qelia ngjitur doktor, se unë po bëja pompa, nuk e ndoqa. Këta ishin të pakënaqur.

Berisha: Pse?

Meta: Mitingje koti, thonin. Të gjithë brekëgrisur, as shami me qyrre nuk kanë në xhepa.

Berisha: Qenkan kontingjenti jonë. E sigurtë që do na votojnë ne në zgjedhjet e ardhshme. Ja u shpjegove sesi i ka katandisur narkoshteti?

Meta: Nuk duan t’ia dinë nga ai krah ata doktor. Edhe mua më respektojnë se thonë që jam i zgjuar. Kur ne rropateshim autobusëve në dimër dhe verë duke vjedhur pensionistët, t’i boshatisje arkën e shtetit, më thonë. Tani kërkojnë që t’ju bëj kurse të përshpejtuara dhe kur të fitojmë t’i bëjmë zyrtarë. Po ndonjë gjë të bukur ça pati?

Berisha: Tedi po konkurron Gaz Bardhin. Kishte hipur tek autoboti i ujit. Kishte kujtuar se është tank. Jemi parti e Vojo Kushëve, bërtiste.

Meta: Nuk pata kohë ta stërvisja atë djalë. Ka marrë edhe shumë kile se ha bukë dhe makarona i shkreti. Më thanë këta kolegët e mi që mezi hipte dhe zbriste. Po mirë që policët nuk e gjuajtën me pompë uji?

Berisha: E kishin kujtuar për të vonuar mendor, nga këta që na bashkohen në mitingje, dhe nuk duan telashe se çohet shoqëria civile pastaj.

Meta: Po elektorati me ngjyrë i partisë tonë, ata të pallatit me shigjeta, ishte prezent?

Berisha: Ata kanë kohë që nuk afrohen. Ankohen se herët e fundit i kishin vjedhur këta militantët tanë. Por u rregullova me ca nga komshinjtë që kam pasur në Brrakë. Nuk të harrojmë ty doktor, më thonë, je bërë si dora jonë kohët e fundit. Më kanë pas dasht shumë.

Meta: Po më datën 6 që do bëjmë mitingun ne, do na japësh ca militantë?

Berisha: Patjetër. Se mos kemi gjë për të ndarë me kaq sa kanë mbetur. Ishalla i nxjerrin nga burgu ata 50 vetat që kanë ndaluar, se përndryshe mbetëm keq edhe ne. Laj-thaj, ata kemi./dritare.net