

Nuk ndalet Meta në fushatë. Në udhëtimin e fundit që kishte bërë në malësitë e Krujës, ai sqaroi doktorin si i kishin shkuar takimet.
Berisha: Si të shkuan takimet Ilir?
Meta: Shumë mirë doktor. Takuam xha Brahimin.
Berisha: Ku e takove?
Meta: Në stan,
Berisha: Nuk kishe frikë nga qentë?
Meta: Nuk e kam problem se lëshoj përpara Tedin që iu leh dhe tremben ata
Berisha: Bravo. Zgjidhje e bukur. Djalë i zoti ai. Leh bukur?
Meta: Sipas rastit, herë si kone e herë si qen stani.
Berisha: Bukur. E pastaj?
Meta: Takova xha Brahimin. Ai tha që nuk i japin subvencione se kishte 85 kokë dele. Kurse për të marrë i duhen 100.
Berisha: Po ti çfarë i the?
Meta: Unë do bëj Shqipërinë 4 milionë, jo mos të shtoj ty, 15 dele. Ai u tremb.
Berisha: Pse?
Meta: Më tha që është mëkat t’ua hypësh deleve. Kujtoi se do i ashtushja delet.
Berisha: Edhe unë ashtu kujtova.
Meta: I thashë që do t'i çoj Tedin.
Berisha: Pse e bën edhe atë punë Tedi?
Meta: Po ti them unë e bën, por këtë radhë vetëm që t'i plotësojnë letrat.
Berisha: E pastaj?
Meta: I thashë që do ju jap nga 5 mijë euro për kokë.
Berisha: Po ku do ti gjesh? Se unë nuk kam asnjë lek. Se më ke borxh edhe ato të fushatës.
Meta: Sa t'i lirojë Monika doktor se më ka bllokuar llogaritë. Pastaj se mos do ua jap vërtet.
Berisha: E ashtu, ashtu, ke të drejtë. Më mbaj të informuar.
Meta: Patjetër doktor/dritare.net

















