
Plani i Berishës, t’ia kalojë Big Brother-it në shikueshmëri televizive
Dritare.net
Afrimi i datës së gjykimit ka mobilizuar Berishën edhe për një pasqyrim sa më të mirë në media të burgut të tij.
Në një bisedë me Metën ai i parashtroi disa nga idetë e tij:
Meta: Doktor, po afron dita, si ndihesh?
Berisha: Shumë mirë Ilir, por duhet me marr ca masa. Ky Edvini do fillojë Big Bradhërin që njerëzit të harrojnë burgun tim.
Meta: E vërtetë doktor, nuk më kishte shkuar mendja.
Berisha: Po or zotëri, nuk e bën pa qëllim ai. Po edhe unë kam menduar kundërmasat.
Meta: Pa hë doktor.
Berisha: Do vendosim kamera edhe në dhomat e shtëpisë time.
Meta: Shumë mirë të ka shkuar mendja.
Berisha: Nëse Topi e quan shtëpinë e Bigut “Shtëpia më e famshme”, ne do ta quajmë shtëpinë time “Shtëpia e revolucionit”
Meta: Kjo sikur nuk ngjit doktor. E treguan herët e fundit ku mezi u bënë 100 vetë. Pse nuk i bie shkurt doktor, pse nuk futesh vetë në Big Bradhër Vip. Ti vip je më shumë se Luizi. Vërtet nuk ke kënduar këngë, por je shquar si sharës. Aty pastaj mobilizohemi dhe votojmë për ty që të dalësh fitues. Ashtu e shkatërrojmë Edin. Se ai e mban veten edhe për artist. Dhe ne i themi: Ja ku doli artist më i madh se ty doktori. Kështu kemi sy e faqe të demaskojmë edhe SHBA-në që nuk po dënon vetëm një politikan, por edhe një artist të madh.
Berisha: Nuk është ide e keqe, por bëhet Lili xheloze.
Meta: Atëherë le ta bëjmë në SHQUP. Montojmë kamerat aty dhe ti fol me vete.
Berisha: Nuk është ide e keqe.
Meta: Me këtë mosbindjen civile si do ia bëjmë se Rama nuk po i ndërron karriget dhe nuk kemi se çfarë djegim.
Berisha: Nuk ka gjë. Po funksionon. Populli nuk po paguan as tatime, as energji elektrike dhe as dogana. Ka marrë fund Rama.
Meta: Dakot doktor. Derisa e thua ti ashtu do të jetë. Por shiko edhe një herë mundësinë që këtë arrestin ta besh te Spitali 5 se kështu si e ke zënë do ia kemi shumë shpejt nevojën./dritare.net

















