
Plas sherri mes Berishës dhe komunitetit mysliman!
Dritare.net
Pas pothuajse 90 ditësh në arrest shtëpie dhe mitingjeve të përditshme nga penxherja, Berisha ka pasur kontradikta me klerin mysliman dhe kryesisht me Komitetin.
Në zgjedhjet e fundit që u bënë dhe ku kryetar i komitetit u rizgjodh një personazh i mefshtë, Berisha pati objeksionet e tij dhe për këtë iu shkroi një letër:
“Të dashur efendi, selam alejkum,
Vura re se kohët e fundit në Komitetin Mysliman u bënë zgjedhjet.
Asnjë kriter vlerësimi nuk u plotësua në këtë procedurë.
Zotëria në fjalë është një gylenist i deklaruar dhe kjo bie ndesh me prirjen e miletit arnaut.
Ky zotëri nuk ka asnjë rekord sa namaze ka mbajtur? Asnjë për be. Ndërkohë unë kam 90 ditë që nga mëngjesi në darkë mbaj fjalime.
Nëse një hoxhë mbledh qameti 50-100 veta në xhami, unë e kam shtuar numrin e besimtarëve çka vërehet çdo ditë.
Do thoni ju që unë kam të shkuar komuniste dhe ata që janë rreth meje kanë shembur kisha e xhami. E vërtetë është. Do thoni që as kanë shfaqur pendesë e as kanë kërkuar falje e as kanë çuar një shishe vaj si sadaka. Edhe kjo e vërtetë është. Por nuk mund të mohohet që për çdo festë bëjnë urime. Ata e dinë që nuk i ha as dreqi, kështu që më mirë t’i marrë krijuesi.
Pastaj, fundja edhe ju nuk është se keni ndonjë të shkuar prej evliaji. Marangozë, këpucarë madje ca prej jush kanë qenë edhe sekretarë partie, kështu që ato përrallat me ndershmëri e pastërti tregojani ndonjë tjetri.
Ju mund të keni vërejtje për tematikat e ligjëratave të mia. Keni të drejtë. Por nën shembullin e Hoxhë Kalasë do filloj edhe me pyetje nga publiku dhe përgjigjem temave të llojit: Si të yshtim xhindet; Si të zbulojmë magjitë; A lejohet seksi para martese; A lejohet në kohën e agjërimit të pimë raki kur kemi fejesa dhe martesa, etj pyetje që do ju lindin besimtarëve poshtë penxheres.
Në këtë situatë kërkoj ribërjen e zgjedhjeve paralelisht me ato të kryetarit të PD pasi ligji nuk e ndalon dy punësimin hem si hoxhë dhe hem si kryetar.
Juaji sb./dritare.net

















