
Publikohet anketa sekrete e PD me arsyet e mospjesëmarrjes në protestë
Dritare.net
E shqetësuar për mospjesëmarrjen në protestë, kryesia e PD bëri një anketë në qarqet e vendit. Ja arsyet e mospjesëmarrjes!
Vlonjatët
Nuk na ka lezet ta kthejmë nga
O Sali ule kokën/
se vlonjati të…..,
dhe të dalim në protestë për Salianjin. Nuk jemi lamashe a të….. Korçarëve ju kemi lëshuar Çolën por jo kreun e tavolinës. Sa te jetë ai djali jonë aty, e kemi pushim. Mjaft kemi bërë në 12-en, 20-ën 24-ën, 44-ën, 97-ën. Bëni edhe ju ndonjë gjë!
Shkodranët
Na keni zan në kohë ahengu që po na i ban përnatë Beneti. E meqë nuk kena asnji shkodran në krye të PD, e na keni pru nji prej Elbasanit, delini zot vedit.
Durrsakët
Ne nuk na nxirrte Enveri në miting jo të na nxjerrë Gaz Bardhi që nuk nxjerr dot as Kavajën.
Fierakët
Jemi të zënë me serat dhe me mbjelljen e të vonave.
Korçarët
Ore se na e keni ngecur ne Salianjin. Ai është nga Llozhani dhe Llozhanin e merr Gramshi. Nuk dalim më në protesta qysh se na ka llahtarisur Luli me hymnin në fund. Që atëherë nuk na ngjisin më as serenatat.
Tironsit
Lale, boll jena përzi me jabanxhi. Kina hallet tona.
Kuksianët
Ne jemi te kënaqur me qeverinë e re laburiste të këtij Stamerit, a si po e ka emrin.
Laçjanët
Çunat po merren me pastrime vilash nga Italia dhe nuk kanë kohë për protesta/dritare.net

















