Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Rama i shkruan Van Der Leyen pse nuk e takoi Belerin!

Rama i shkruan Van Der Leyen pse nuk e takoi Belerin!

E nderuara zonja Van Der Leyen

Ka pasur shumë keqkuptime lidhur me mostakimin tim me një deputet te famshëm grek të quajtur Fredi Beleri. Nuk e di me çfarë emri e keni të regjistruar aty, pasi ka disa, por ne kështu e njohim.

Nuk besoj ta kesh takuar pasi zotëria në fjalë nuk flet anglisht. Madje nuk flet as greqisht dhe as shqip, por dialekte të këtyre gjuhëve, që e bëjnë të duket si i vonuar mendor, por është shejtan.

Nuk e di sa i dobishëm ka qenë për ju në parlament deri tani, pasi zotëria ka arsim fillor dhe një kurs për hidraulik. Me siguri në qoftë se keni bërë ndonjë ligj për montimin e WC-ve apo rubinetave, do ju ketë hyrë në punë. Për të tjera nuk e keni. Pavarësisht se mund të mendoni se është pasardhës i Homerit dhe Platonit, mos prisni shumë nga kjo anë. Ama po ju ça ndonjë tub uji apo kanalizim, e keni aty me çmime të favorshme.

Kontradikta jonë me të ka rrënjë të thella, një herë vrau dy ushtarakë shqiptarë, por u justifikua nga prokuroria greke që grupi terrorist e kishte marrë vetëm për t’i ngarkuar armët. Pastaj grisi flamurin shqiptar dhe u dënua për këtë, por thotë se e ngatërroi me flamurin e Turqisë. Pastaj u kthye dhe hapi një restorant. Ne e toleruam pavarësisht se nuk priste asnjë kupon tatimor. Fundja Greqia ju rruajti ju perëndimorëve miliarda dhe e kaloi pa u lagur. Ndaj ne nuk mund ta largonim nga tradita të cilës thotë se i përket. Pastaj i hipi oreksi dhe tha se meqë nuk më hyri ferrë në këmbë duke vjedhur para, pse mos të vjedh edhe vota. Vetëm se puna është që këtë radhë gjeti xhepin e gabuar.

Ne nuk do kishin dëshirë të na vinte prapë se edhe për ju nuk është dinjitoze që të gjejë të drejtat e njeriut kur nuk është në gjendje të gjeja derën ku duhet të futesh. Por puna juaj. Gjithsesi mbetet një përfaqësues i denjë i Greqisë.

Duke ju uruar punë të mbarë, besoj në mirëkuptimin tuaj. /dritare.net