
Rama sqaron amerikanët për marrëveshjen me Gaz Bardhin!
Dritare.net
Ambasada amerikane ka kërkuar sqarime për marrëveshjen mes socialistëve dhe rithemelimit. Rama ka shpjeguar arsyen e marrëveshjes me Gaz Bardhin!
Të dashur miq,
Aktualisht të gjithë jemi të bindur se gjendja në radhët e opozitës është skandaloze. As ne vetë nuk mund ta shtyjmë pa opozitë. Pavarësisht përpjekjeve tona dhe tuajat, Luli nuk ia doli të stabilizojë orët e gjumit dhe e ka zënë pasioni i ri që të rregullojë gjendjen në Ukrainë dhe të shpërndajë asetet ruse me shpresë se aty del ndonjë lek. U mundova ta bindja që të merrej me punë këtu por nuk ia dola.
Ndërkohë gjendja e opozitës është depresive. E rëndon situatën mbyllja e Berishës në shtëpi ku po lot menç Lirinë. Ju premton revolucione dhe përmbysje, ndërkohë që para dy vitesh nuk mori dot as Shqup-in.
Në mes tyre ka plasur sherri pasi Salianji do të bëhet kryetar, Gazi do të bëhet edhe ai kryetar, Berisha nuk e lëshon, Meta shpreson që Berisha t’ia lerë atij, Berishës i ka plasur sherri me kalamajtë se e duan ata; ndërkohë kanë filluar e ndajnë postet në qeveritë imagjinare më keq se të burgosurit e Spaçit. Ndaj duhej ndërhyrja jonë që të stabilizojmë situatën dhe t’ju japim shpresë se vërtet Lulit ia futëm në 2017-ën, por me ju e kemi seriozisht që do ndajmë pushtetin në 2025-ën.
Kjo është edhe në bazë të udhëzimeve tuaja për një pushtet të besueshëm dhe qëndrueshëm që të kapim kuotën e 94 deputetëve në zgjedhjet e ardhshme./dritare.net

















