
Saliu sqaron Metën për studion avokatore në Londër
Dritare.net
Pas përhapjes së lajmit se Berisha ka punësuar një studio avokatie në Londër për të hequr masën Non Grata, Meta ka kërkuar sqarime.
Meta: Doktor, cila është kjo studio avokatie që ke marrë në Londër?
Berisha: Ilir, janë studio e shkëlqyr. Ma rekomandoi Faslliçi. Janë studio që mbrojnë disa serbë që kanë paditur anëtarë të UÇK për dëmshpërblim. Janë të suksesshëm/
Meta: Po çfarë lidhje kanë me punën tënde?
Berisha: Ilir, duhet me ik prej këtu. Nuk jetohet më. Edhe tek Trump që kisha shpresë, e bleu Ramoviçi. Duhet me ik në Angli.
Meta: Po çfarë do bësh aty doktor?
Berisha: Me kanë premtue ca kuksianë që të filloj punë në shtëpi bari. Është punë me leverdi.
Meta: Po nuk ke moshë për këtë punë doktor!
Berisha: Ilir, e ke gabim. Unë pensionist jam. Ata për roje nate më kërkojnë. Mua nuk më zë që nuk më zë gjumi natën. Kështu e bëj edhe ndonjë lek.
Meta: Mund të hash burg po të kapën.
Berisha: Burg këtu dhe burg aty, njësoj është. Se edhe këtu siç duken punët do ha burg. Pastaj kur e ke për herë të parë, thonë që gjykatësit anglezë nuk të dënojnë me burg.
Meta: Po për të fjetur si do ia bësh?
Berisha: Po shkova pa vizë do fle në një kontejnerë dhe do regjistrohem si afrikan. Po e rregullova punën e vizës, më ka premtu kjo studio që do më gjejë një garsonierë.
Meta: Nuk e ke keq doktor. E ke numrin e kësaj studios, se nuk i dihet punës./dritare.net

















