
Zbulohet korrespondenca e Berishës me Veliajn!
Dritare.net
Pas përplasjeve me banorët e lagjes dhe konflikteve që i kanë lindur brenda shtëpisë, Berisha ka vendosur t’i shkruajë kryetarit të bashkisë për të trajtuar situatën dhe kërkuar ndihmë:
I nderuar kryetar
Këtu nga skutat ku më ka burgosur regjimi gjakësor i Edvin Kristaq Ramës, po ju shkruaj me shpresë se do t’i bashkoheni edhe ju revolucionit që po vjen.
Si fillim nuk kërkohet ndonjë kontribut i madh nga ju. Kërkoj mundësinë për të shtuar një banjë. Për fat të keq, mitingjet e përnatshme unë i drejtoj nga ai vend pasi dritaret e tjera na bien nga krahu tjetër. Do thoni ju pse e kam marrë shtëpinë me një banjë? Ne fakt kishte dy banja por para dhjetë vitesh njërën banjë e bëra studio. Produkti shihet.
Gjithashtu duam të shtojmë një ballkon. Do ta quajmë “Ballkoni i Lirisë”, d.m.th në kuptimin e lirisë si koncept politik jo si koncept shtëpiak pasi tapia është në emër të Argitës dhe ne rezultojmë të pastrehë.
Dua të shtoj edhe një papafingo. Aty do bëjmë mbledhjet e kryesisë. Sipas shpjegimeve të juristëve të mi, unë mund të flas, mund të takohem me njerëz, mund të bëj mitingje.
Gjithashtu do të kërkoja ndihmën tuaj pasi banori poshtë meje, i cili me siguri është patronazhist, i bie tavanit të tij, d.m.th dyshemesë time, me okllai, sapo filloj unë fjalimet.
Shpresoj në mirëkuptimin tuaj dhe një zgjidhje të shpejtë të problemit, përndryshe do të fillojë sherri në shtëpi dhe do të shohin gazep komshinjtë.
Jueji sb.
Nuk ka vonuar përgjigja e Veliajt!
I dashur kryetar i 1/5 së opozitës
I lexova me shumë vëmendje kërkesat tuaja.
Jam dakord me kërkesën e parë për banjë shtesë por me një kusht që banjoja te quhet “Banjoja e Lirise” jo vetëm në kuptimin politik të fjalës.
Ballkoni të quhet “Salloni i Lirisë” në kuptimin e Lirisë Tuaj. Kjo është kërkesë e klubeve të rrugës të cilët kur panë se ç’hoqën me ndjekësit e tu që as të afrohen tek gjuri, i qajnë hallin zonjës tuaj.
Tipi poshtë jush që i bie dyshemesë tuaj me petës, u interesuam dhe rezulton që është nga ata të Lulit dhe e ka kaluar vetingun tuaj kur i shitët hyrjet e pallatit, pasi akoma nuk ishit bërë lesh arapi si parti. Tani ta bën për kunj. Kështu që merru vesh vetë.
Për papafingon e keni lejen me pash. Sa ju ka marrë deri tani koka erë kur thoni që do fitojmë, nuk ka për t’ju marrë edhe në tarracën e pallatit, sado të fryjë.
Sa më sipër janë të gjitha edhe me miratim të kryetarit, Ramës, i cili rishtas të lutet që ta bësh vaksinën e gripit dhe mos të bëhesh kokëfortë. Bëje, dhe ne nuk do t’i themi njeriu pasi edhe për kullën 64 katëshe nuk ishim ne që e nxorëm sekretin por shiko andej nga ana jote.
Të duam shumë dhe hap sytë, shiko shëndetin. Mos nguro të më shkruash për çdo hall apo nevojë që ke.
Me respekt, ev./dritare.net

















